24 vjeçarja palestineze Rayyan Alwan dyshohet se është përdhunuar para se të vritej nga babai i saj 49 vjeçar Fadi Alwan. Kështu shkruan media holandeze “De Telegraaf”. Teksa shanset janë të mëdha që autori i krimit të jetë fshehur në Holandë, autoritetet shqiptare vijojnë me hetimet. Pritet që të dalë ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të së resë.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga kqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet në aeroport apo tek banesa e marrë me qira i kryente vetëm i ati, pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.
Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.

Palestinezët mbërritën në vendin tonë më 19 Shkurt përmes aeroportit të Rinasit nga Gjermania. Ata paraqitën dokumente greke në doganën shqiptare. Ndërsa më 22 Shkurt, 49-vjeçari rezulton të jetë larguar nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas në shtete të tjera.
/tvklan.al