Dashi – Mërkuri në shenjën tuaj harmonizohet me Plutonin dhe kjo mpreh perceptimin tuaj duke ju bërë thuajse imunë ndaj mashtrimeve. Edhe nëse sapo keni njohur dikë, do shihni qëllimet e tyre përtej fjalëve. Besojini instinkteve tuaja kur ju duket  se diçka nuk shkon apo nëse vjen një mundësi e mirë.

Demi – Intuita juaj për karrierën, qëllimet dhde ambiciet është e përsosur. Ju e dini si duhet të veproni dhe t’i besoni urtësisë së brendshme. Po i shihni gjërat me qartësinë që më parë s’e kishit. Intuita do ju tregojë rrugën drejt suksesit dhe stabilitetit për të cilin keni punuar gjatë.

Binjakët – Mërkuri lidhet me Plutonin në Ujor kështu që udhëtimi i radhës nuk është vetëm për argëtim, por për t’u shndërruar. Do të jetë një proces ku do të lini pas valixhet e së shkuarës dhe do të riktheheni i shëruar.

Gaforrja – Sot do të shihni ndryshe diçka që thuajse e keni anashkaluar. Ndoshta do të shihhni potencial çka mund të ndikojë pozitivisht në një lëvizje për punën ose një biznes. Do të merrni vendime të prera.  Një ide e mirëmenduar mund të jetë shumë fitimprurëse.

Luani – Do të diskutoni diçka më me qetësi e butësi sepse dikush është pak më i ndjeshëm. Hëna bën një lidhje me Plutonin dhe ndoshta impulsi juaj i parë është që të hiqni barrën nga vetja. Në tërësi, diskutimi me tone më të buta do të sjelljë rezultate më të mira.

Virgjëresha – Mendimet do të mbizotërojnë dhe nuk do të jetë kaq e thjeshtë të përdorni diplomacinë. Kjo mund të ndikohet nga lidhja e hënës dhe Mërkurit me Plutonin. Doni t’u jepni zë ndjenjave tuaja, sidomos atyre që keni shtypur. Të tjerët mund të habiten, por kjo mund të jetë një lëvizje e zgjuar për zgjidhjen e një situate që ka mbetur në vend.

Peshorja – Do të dyshoni për një kontakt ose bashkëpunim të ri dhe njëkohësisht do të mahniteni nga ky  person që nxit edhe kureshtjen tuaj. Lidhja Mërkur-Pluton thotë se do t’i tejkaloni shpejt këto rezerva dhe do të gëzoheni që  vepruat në mënyrë të tillë.

Akrepi – Keni fuqinë të bëni ndryshime afatgjata në zakonet e përditshme që ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj. Mund të jetë një rutinë më e shëndetshme, menaxhim më i mirë i kohës ose ndryshim në mendime, por do të japin rezultate të mëdha. Ndikimi i Plutonit ju ndihmon të mos shpërqendroheni.  Shembulli juaj do të frymëzojë  të tjerët.

Shigjetari – Është një moment i mirë për të diskutuar diçka që do të finalizojë një plan, sidomos nëse punoni në një ekip. Nëse një person pranë jush ka nevojë të shprehet, ndoshta do ju zgjedhë ju duke e  ditur se nuk do ta gjykoni apo të tronditeni. Një takim mund t’ju lërë shumë mbresa.

Bricjapi – Duhet t’i bëni të qarta qëllimet tuaja ose një marrëdhënie nuk do të bëjë kurrë përpara dhe do të ngecë. Edhe pse të qenët i sinqertë me këtë person mund të jetë hap i madh, do të çlirojë tensionin dhe do ta bëjë të vërtetë bisedën. Raporti do të marrë energji dhe  vitalitet, ajo që keni dashur.

Ujori – Mendimet tuaja kanë shumë fuqi. Është momenti të ndryshoni qasjet dhe të flisni me veten për gjërat që doni dhe jo ato që nuk doni. Fjalët dhe mendimet i japin formë realitetit kështu që sot duhet të rishkruani skenarin tuaj. Lërini limitet dhe pranoni mundësitë. Duke u fokusuar te qëllimet tuaja, mund të tërhiqni çfarë dëshironi.

Peshqit – Përqendrohuni te vetja sepse është momenti të shëroheni dhe të tejkaloni kufijtë e dikurshëm. Keni mundësinë që të zbuloni një version më të fortë dhe të lirë të vetes. Lërini pas frikërat, idetë demode po çfarëdo që ju pengon. Revolucioni juaj po vjen bashkë me një botë të re mundësish./tvklan.al