Liverpool ka pësuar një eliminim surprizues në FA Cup, në raundin e 1/16-ve. Të kuqtë e Arne Slot, u mposhtën 1-0 nga Plymouth në transfertë.

Goli i shënuar nga Hardie me penallti në minutën e 53-të, i dha fitoren dhe kualifikimin skuadrës së Championship.

Liverpool zbriti në fushë me lojtarë si Jota, Chiesa dhe Diaz, por dështoi për të shënuar të paktën një gol.

Tani të kuqtë do e kenë fokusin kryesor te kampionati, aty ku kryesojnë bindshëm, por edhe në Champions League, ku u kualifikuan si vendi i parë. /tvklan.al