Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan solli rastin e Erionit, djalit që kërkonte prindërit biologjikë pas 46 vitesh.

Gjurmët dërguan drejt Lutfijes, e cila këmbënugli disa herë se nuk ishte nëna e tij, por analiza e ADN-së vërtetoi lidhjen e tyre. Lutfija e pranoi të birin ndërsa pas largimit të tyre, në studion e programit, neurologia Brunilda Zllami dha disa shpjegime lidhur me ngjarjen.

Drejtuesi i emisionit, Ardit Gjebrea përmes rrjeteve të tij sociale ka hedhur dritë mbi disa detaje. Ai shkruan se pas transmetimit, mes nënë e bir ka ndodhur një bisedë ku ajo i ka rrëfyer një histori për të cilën ishte betuar se s’do ta tregonte kurrë. Detajet e saj tashmë i dinë vetëm ata të dy.

“…dhe ata janë nënë e bir!

Lutfia është nëna e Erjonit dhe analiza e ADN e vërtetoi lidhjen e tyre, përveç ngjashmërisë që u vu re nga të gjithë.

Ndërkohë Dr. Brunilda Zllami na dha disa shpjegime rreth dilemave tona në lidhje me insistimin e zonjës për mëmësinë.

Por gjithçka u bë e qartë pas 15 minutave bisedë nënë e bir në barin e Tv Klan! Dhe ky është një lajm veç për ju, pasi transmetimi i ‘Ka Një Mesazh Për Ty’ në televizion përfundoi.

Lutfia i tregon të birit se ishte betuar që nuk do e tregonte kurrë këtë histori, për motive personale, por nuk i rezistoi dot të vërtetës dhe me detaje filloi rrëfimin e saj… që tashmë e dinë vetëm ata të dy…”, përfundon postimi.

/tvklan.al