#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Ç’ma sillni atë surrat?” Testamenti i nënës fut në sherr motrën e vëllain: Bërtit e ulërit, s’do fitosh gjë!
Mbaresa ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllanë, Festimin. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ajo drejtohet me fjalë të ashpra ndaj tij. Mbaresa thotë se nuk i fal asgjë vëllait të saj.
“Unë jam vajza e shtëpisë! Nuk më heq dot njeri mua nga trungu familjar, çdo gjë dua timen! Sot do ta shikosh ti se kush jam unë! Unë nuk do të të fal ty as diçka më të vogël!”
Në insertin e tij, Festimi tregohet po aq i vrazhdë. Ai thotë se motrat e vëllezërit janë gjakpirës dhe nuk do t’u japë gjë.
“Sot nuk ka vëllezër dhe motra, sot janë të gjithë gjakpirës! Çfarë më ka lënë nëna me testament, nuk do t’u jap asgjë! Çdo gjë më përket vetëm mua! Ata që kërkojnë të marrin, vetëm këtë (tregon bërrylin), kanë për të marrë! Nuk dua t’ia di më për asnjë!”
Në studio, Mbaresa thotë se prej dy vjetësh, nuk e ka parë shtëpinë e nënës që në mars bën katër vite që ka ndërruar jetë. Kur hyn Festimi, ajo e pret ashpër.
Mbaresa: Ç’ma sillni atë surrat mua?
Ardit Gjebrea: Po prit se është vëllai yt.
Mbaresa: Le të jetë vëllai im ai, atë që ka bërë ky s’e ka bërë njeri!
Festim: Edhe këtu nuk po të mbyllet? Kam 4 vjet që dëgjoj këtë!
Sipas Mbaresës, ish-gruaja e të vëllait, Natasha nuk është kujdesur për të dhe s’i lejonte ta vizitonin. Festimi i thotë të mos përpiqet dhe se “ekizston kot”, kurse Mbaresa e mohon vëllanëë.
Mbaresa: Unë kam hequr pikat e zeza me këtë! M’u sëmur nëna, ajo nuk i dha një gotë ujë nënës! Si ka mundësi që unë tani, më vjen vëllai mua më flet me këtë gjuhë këtu? Si ka mundësi më përjashton vëllai nga testamenti? Si ka mundësi?
Ardit Gjebrea: Kush nuk i dha një gotë ujë nënës?
Mbaresa: Ish nusja e vëllait se kanë marrë edhe divorcin. Ajo nuk e mbajti nënën!
Eni Çobani: Tani nuk e mbajti nënën se u nda dhe i thua gjërat lirshëm apo më përpara kur ishte nuse ia ke thënë? Se tani edhe kjo puna e nuseve me kunatat është një problem i madh ti znj. Mbaresa, me gjithë respektin.
Mbaresa: Ne kur ishte nëna, shkonim te shtëpia e nënës.
Eni Çobani: Sa vajza ka nëna?
Mbaresa: Ne jemi tri motra dhe tre vëllezër.
Eni Çobani: Po mirë, Natasha ka marrë Festimin, nuk ju ka marrë të tërë juve atje! Si, të tërë juve me radhë te Natasha? Më vjen keq tani, Natasha mbante nënën, por s’është e thënë të viheshit në rresht ju tani.
Mbaresa: Na ka përzënë nga shtëpia të gjithëve, ne motrat e vëllezërit nuk shkojmë fare atje!
Festim: Ti mund të thuash çfarë të duash, ti bërtit dhe ulërit sa të duash, ti nuk fiton dot asgjë sepse nëna ty nuk të ka futur në testament! Ka mundësi ta mbyllësh dhe mos kërko asgjë?
Mbaresa: Nuk e meriton të të them unë vëlla për ty!
Festim: Për mua ti kot që ekziston, je kot këtu!
Mbaresa: Nuk të fal!
Festim: Ti je kot këtu!
“Ish-vjehrri të prishi familjen!”/ Mbaresa s’pranon testamentin e nënës, hedh dyshime ndaj ish-kunatës
Testamenti i nënës ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” Mbaresën e Festimin që janë motër e vëlla. Mbaresa kërkon pjesën e saj, ndërsa Festimi thotë se gjithçka i është lënë atij. Sipas shpjegimit të ndërmjetëses së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobanit, nëna e tyre e ndjerë, Qazimja ka lënë një testament ku çdo pasuri që kishte deri në atë moment dhe do të vinte në të ardhmen, i mbetej Festimit.
Mbaresa hedh akuza drejt ish-kunatës, Natashës dhe thotë që ajo nuk kujdesej për nënën, ndërsa babai i saj shkatërroi familjen e Festimit.
Festim: Testamenti është në emrin tim, çdo gjë është në emrin tim, por nuk kam asgjë për momentin që të të jap o njeri!
Eni Çobani: O Mbaresa, mos e keni mërzitur atë nusen?
Mbaresa: Nuk e kam bezdisur.
Eni Çobani: Thua ti, tani ta marrim Natashën ta shohim ç’do thotë!
Festim: Nuk kam asgjë për momentin! Unë kam ikur për veten në drejtim të paditur, o njeri kuptoje!
Mbaresa: Edhe bukën, edhe ujin unë i merrja me vete!
Eni Çobani: Nga shtëpia? Pse, s’haje te vëllai ti?
Mbaresa: Nuk na pranonte ajo por ai s’di gjë se ai është në Greqi, ai s’di gjë! Ne nuk i kemi futur hundët në familjen e vëllait, ama vëllait ia shkatërroi ish-vjehrri familjen e tij, nuk ia shkatërrova unë!
Eni Çobani: Po mirë, ajo mund të thotë që e keni prishur ju familjen.
Mbaresa: Jo, jo s’e kemi prishur neve! Familjen ia ka prishur ish-vjehrri.
Sipas ligjit, kur prindi ndahet nga jeta, pasuria e tij ndahet mes gjithë pjesëtarëve të familjes. Por nëse ai ka lënë testament ose akt dhurimi, pasuria i përket personit që ka zgjedhur.Kjo nuk pranohet nga Mbaresa.
Mbaresa: Po ne të tjerët nuk jemi bijtë e kësaj nëne?
Ardit Gjebrea: Ashtu ka dashur nëna.
Eni Çobani: Patjetër, pra nuk e pranon zonja që nëna e ka bërë. Po pse nuk e pranon që nëna e ka bërë?
Mbaresa: Po nuk e pranoj znj. Eni!
Eni Çobani: Kush është dyshimi? Se unë dua të di dyshimin, pse ke dyshim?
Mbaresa: Hedh dyshime te ish-nusja e vëllait.
Eni Çobani: Më fal, nëna juaj me kë ka jetuar moj zonjë, se je kunatë, je motër, nesër do të bëhesh vjehrrë. Me kë ka jetuar nëna jote?
Mbaresa: Me këtë zotërinë që kam unë përballë.
“Të kërcënuan tre burra!”/ Komploti për të përzënë Festimin nga shtëpia: Ish-gruaja mori urdhër mbrojtjeje
Mbaresa e kundërshton testamentin e nënës së ndjerë në të cilin i ka lënë gjithë pasurinë Festimit. Për këtë arsye, ajo e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” dhe përballja e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është mjaft e ashpër.
Sipas Mbaresës, ish-vjehrri i Festimit sepse tashmë ai është i divorcuar, ka prishur familjen e tij. Ajo bën edhe një deklaratë tjetër të fortë duke thënë se i vëllai është kërcënuar nga tre burra, por ai s’është kundërpërgjigjur ndaj tyre. Sot Festimi nuk jeton në këtë shtëpi, por është vendosur me qira. Në shtëpi jetojnë ish-gruaja me dy vajzat.
Festim: Të gjitha janë në emrin tim. Për momentin nuk kam asgjë. Kam ikur për vete në drejtim të paditur.
Eni Çobani: Po në drejtim të paditur s’je se je këtu.
Festim: Në shtëpinë time jeton ish-zonja…
Mbaresa: S’më intereson se ta bëri ish-vjehrri yt ty atë! Të erdhën tre burra në shtëpi vëlla, ku ishe? Pse nuk vure dorë ti kur të erdhën tre burra?
Festim: Ka mundësi ta mbyllësh?
Mbaresa: Nuk e mbyll fare unë!
Eni Çobani: Vazhdo fol ti, lëre këtë, vazhdo fol! Pse s’je te pasuria ti? Prit ta dëgjojmë njëherë Festimin se Festimi s’paska asgjë! Ulu atje o Mbaresa!
Festim: Në shtëpi jeton ish-zonja Natasha Hajdini me gjithë çupat.
Eni Çobani: Natasha Hajdini, e përshëndesim, ish-bashkëshortja jote, po. E nderuar, e respektuar, e keni pasur deri në prill vjet.
Mbaresa: O znj. Eni po më ka plasur shpirti!
Festim: Problemi qëndron…kunati i vogël i kam mirëbesuar çdo gjë, duke filluar nga vjehrri në mirëbesim të plotë, atëherë arritën derisa donin të komandonin edhe pagat e mia, duan tokën time! Mësojnë ish-gruan, më merr mua urdhër mbrojtjeje, donte ta nxirrte që unë të largohesha nga shtëpia. Më merr policia, më thotë kështu, firmos, largohu nga shtëpia!
Eni Çobani: Më fal, ta kuptojmë tani: je në shtëpinë e mamasë apo s’je?
Festim: Jo, jam në shtëpi me qira!
Eni Çobani: Pse?
Festim: Sepse zonja ka zaptuar shtëpinë!
Mbaresa: Na ka zaptuar shtëpinë Natasha!
Festim: Sot Natasha jeton në truallin tim, në shtëpinë time…
Eni Çobani: Jo, s’është trualli yt, është trualli edhe i Mbaresës, edhe i Agronit.
Festim: Nuk i përjashtoj, por për momentin nuk kam ç’të jap se s’kam për vee.
Mbaresa: Të erdhën tre burra në shtëpi, të kërcënuan!
Festim: Nuk doja të prishja familjen, nuk e dija synimin e tyre!
Ish-vjehrri i shemb shtëpinë e prindërve, ndërton të renë: E nxori jashtë nga leckat!
Mbaresa pretendon se ka të drejtë mbi pasurinë që nëna i ka lënë Festimit, vëllait të saj. Motër e vëlla përballen në “Shihemi në Gjyq” dhe në fakt, Festimi ka vetëm trashëgiminë që i ka lënë nëna. Në vitin 1991, familja ka përfituar nga ligji 7501 duke marrë tokë. Mbaresa nuk e mori pjesën e saj kur u martua, por tani e kërkon.
Ndërmjetësja e rubrikës nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani shpjegon se në këtë tokë ndodhet shtëpia e prindërve të gjashtë fëmijëve. Nëna e tyre, Qazimeja ka jetuar në të bashkë me Festimin e ish-gruan e tij deri në momentin që është ndarë nga jeta dhe ia ka lënë trashëgimi pjesën e saj të pasurisë.
Ardit Gjebrea: Shtëpia e prindërve ku është ndërtuar, te toka e Mbaresës?
Eni Çobani: Te toka e të gjithëve, s’është ndarë pasuria, është toka e të gjithëve dhe në këtë tokë ka pasur një shtëpi që ka jetuar Qazimja që ka bërë këta 6 fëmijë. I bëri ajo Qazimeja Mbaresën e të tërë me radhë dhe e shkreta vdiq në vitin ’21. Tani pasuria, shtëpia dhe toka e Qazimesë kanë qenë të Qazimesë deri në momentin që ka ndërruar jetë. Qazimeja e mençur, si shumë nëna dhe baballarë, ka thënë nuk po ia dhuroj djalit se do të dilte pa pasuri vetë, po i lë një testament që pas ikjes sime nga jeta, pasuria të shkruhet në emër të Festimit.
Ardit Gjebrea: Cila pasuri?
Eni Çobani: Pasuria është vetëm ajo pjesë e pasurisë që ka fituar me 7501 si një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe banesa. Banesa ka qenë e saja dhe e bashkëshortit.
Ardit Gjebrea: Se u ndërtua më mbrapa.
Eni Çobani: Është ndërtuar me kohë banesa, toka është dhënë më vonë, shtëpia ka qenë. Shtëpia është e vjetër.
Kjo shtëpi është shembur nga ish-vjehrri i Festimit. Shtëpia është ndërtuar në truallin që u përket të gjithëve, jo vetëm Festimit ndaj fëmijët e tjerë kanë të drejtë për të kërkuar pjesën e tyre të pasurisë, pa prekur trashëgiminë e lënë nga nëna kundrejt vëllait të tyre.
Eni Çobani: E ka shembur vjehrri i Festimit. Ka ndërtuar një banesë të re në tokën e këtyre dhe këtë zotërinë e ka marrë nga leckat dhe e ka nxjerrë jashtë! Atje tani jeton Natasha me vajzat, ka edhe babain, vëllezërit e gjithë këto.
Ardit Gjebrea: E ka shembur pasi u nda çifti?
Eni Çobani: Para.
Mbaresa: Por pa na pyetur neve si motra e si vëllezër, këta e prishën shtëpinë! Pa hedhur dikush firmën apo u ndërtua shtëpia pa firmën time, pa firmën e vëllait, pa firmën e këtij!
Eni Çobani: Tani kjo banesë e vjetër ka qenë në emër të babait dhe të nënës. Këtu tani ka njëfarë të drejte prapë Mbaresa sepse mirë nëna ia la Festimit, por këto kanë pjesën e babait. Babai nuk ka lënë testament dhe akt dhurimi, pra ndahet me të gjashtë anëtarët, plus nënën.