Beteja e Andrea Agnell-it do vazhdojë në dyert e CAS-it (Kasit). Ish-presidenti i Juventusit kërkon të shmangë pezullimin me dy vite nga bota e futbollit. Mbi të rëndon akuza e manipulimeve financiare në kohën e pandemisë së Covid-19.

Çështja e ish-presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli për aferën e fitimeve kapitale ka përfunduar në zyrat e CAS. Sipas asaj që raportohet në mediat përtej adriatikut, Angelli e ka apeluar në këtë institucion të UEFA-s vendimin për të mos u pezulluar për 2 vite nga bota e futbollit. Drejtues i ekipit ligjor të Agnellit në këtë moment është avokati, Vittorio Angiolini.

Nga ana tjetër, gjykimi para Gjykatës Federale Kombëtare FIGC kundër Agnellit në rastin e të ashtuquajturës manovër pagash është caktuar për 27 Qershor.

Ish-presidenti i Juventusit ishte i vetmi që nuk e pranoi marrëveshjen e fajësisë mes drejtuesve të Juventusit me 30 Maj, kur në vend të kësaj klubi negocioi edhe një gjobë prej mbi 700 mijë eurosh, duke mbyllur të gjitha mosmarrëveshjet para sistemit të drejtësisë sportive italiane. Agnelli rrezikon një pezullim prej dy vitesh nga aktivitetet sportive, pasi dyshohet se ka qënë personi kyç në manipulimin e fitimeve financiare nga merkato e lojtarëve. Gjatë periudhës së Covid-19, Juventusi mendohet se ka ‘fryrë’ vlerat e futbollistëve në letra falë edhe një bashkëpunimi të ngushtë me disa prej klubeve të Serie A.

Klan News