Një krim i dyfishtë ka ndodhur në një familje shqiptare në Selanik. Një 53-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë gruan e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni.
Sipas mediave greke, dy fëmijët e çiftit, 16 dhe 21 vjeç, nuk kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes.
Burri mbeti i plagosur rëndë pasi u hodh nga ballkoni, por ndërroi jetë në spital.
Fqinjët i thanë policisë se të dy ishin në ballkon kur ndodhi krimi. Nuk pati as të bërtitura dhe as sherre. Me thikë në dorë, burri goditi bashkëshorten 44-vjeçare në qafë dhe në bark. Ajo humbi jetën menjëherë si pasojë e hemorragjisë.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Edhe vetë fqinjët kanë treguar se ishte një familje e qetë dhe nuk kishin dëgjuar asnjëherë të konfliktoheshin.
/tvklan.al