Ish-Kryeministri rumun Victor Ponta iu bashkua garës për zgjedhjet presidenciale të Majit, duke hapur garën pasi kandidati pro-rus i ekstremit të djathtë Calin Georgescu u ndalua të kandidonte.
Rumania do të përsërisë zgjedhjet e saj presidenciale me dy raunde më 4 dhe 18 Maj, pasi Gjykata Kushtetuese anuloi votimin fillestar në Dhjetor pas akuzave për ndërhyrje ruse në favor të Georgescu.
“Unë do të jem presidenti që vendos Rumaninë dhe rumunët në radhë të parë. Askush tjetër asnjë kryeqytet tjetër, asnjë vend tjetër, asnjë udhëheqës tjetër politik, apo organizatë nga jashtë vendit nuk do të qeverisë më Rumaninë”, tha Victor Ponta.
Ponta u shpreh se pushteti duhet t’i kthehet popullit, t’u kthehet sistemeve, organizatave dhe partive që e kanë kapur gjatë viteve. 62-vjeçari, një ish-udhëheqës i Partisë Social Demokratike tha se kishte mbledhur 200,000 nënshkrimet e nevojshme për të mbështetur kandidaturën e tij.
Ai dhe kabineti i tij dhanë dorëheqjen në Nëntor 2015 pas një zjarri katastrofik që ra në një klub nate ku humbën jetën 65 njerëz, që çoi në protesta antiqeveritare mbarëkombëtare. Ai u përball me akuzat për falsifikim, pastrim parash dhe si evazion fiskal.
Ponta kandidoi më parë për president në vitin 2014, por humbi ndaj Klaus Iohannis. Afati i fundit për të paraqitur kandidaturat për zgjedhjet presidenciale është 15 Marsi, duke u dhënë partive të opozitës së djathtë, duke përfshirë Aleancën për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe Partinë e të Rinjve (POT) pak kohë për të paraqitur një zëvendësim të mundshëm.
Georgescu kandidoi si i pavarur në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Ai është nën hetim për deklarim të rremë të të burimit të të ardhurave të fushatës.
I panjohur më parë në publik, renditja e papritur në krye e tij në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, bëri që Gjykata Kushtetuese ta anulonte gjithë procesin.
Klan News