Jennifer Aniston sakrifikon shumë për t’u dukur sa më bukur. Në këtë postim në Instagram, ajo tregon se si ka qëndruar që fustani i saj të mos bëhet me rrudha.
Në pjesën e pasme të makinës ajo u shtri në ulëse, pozicion ky aspak i rehatshëm. “Pa rrudha më e vështirë se sa duket”, shkruan aktorja në llogarinë e saj në Instagram.
Kështu, 50-vjeҫarja është kujdesur për fustanin e saj delikat përpara se të shkelë në tapetin e kuq të SAG Awards 2020.
Klan Plus