Ky filmim tregon avionin e American Airlines, i cili bëri ulje të detyruar në aeroportin e Denver-it në Kolorado, pasi njëri nga krahët u përfshi nga flakët në fluturim.

Avioni Boeing 737 ishte nisur nga Colorado Springs drejt Dallas-it, por bëri ulje të detyruar në Denver vetëm disa minuta pas nisjes, në 17:15 sipas orës lokale. Ekipet e emergjencës nxorën të 172 personat në bord përfshirë pasagjerët dhe 6 pjesëtarët e ekuipazhit përmes portave të emergjencës mbi krahun e anës tjetër të avionit.

Nga kjo ngjarje nuk pati persona të lënduar, por flakët shkaktuan panik tek pasagjerët. American Airlines operon në fluturimet për pasagjerë brenda Shteteve të Bashkuara. Incidentet kanë përfshirë kohët e fundit disa avionë Boeing 737.

Më i rëndi ishte ai i 29 Janarit në Washington ku humbën jetën 67 persona pas përplasjes së një helikopteri ushtarak me një avion të American Airlines në ulje në kryeqytetin Washington.

Klan News