Autoritetet amerikane kanë identifikuar 55 nga 67 personat që humbën jetën gjatë përplasjes së një avioni të linjës ajrore American Airlines me një helikopter ushtarak mbi lumin Potomac në Uashington.
“Besoj se ne do t’i nxjerrim të gjithë trupat e mbetur,” tha shefi i zjarrfikësve John Donnelly të dielën në një konferencë për shtyp.
Zyrtartë po punojnë edhe për heqjen e rrënojave të avionit dhe helikopterit nga shtrati i lumit. Sipas mediave të huaja ky proces mund të zgjasë një javë ose më shumë.
Rrënojat po zhvendosen në një zonë pranë Aeroportit Reagan. Pjesa më e madhe e lumit Potomac mbetet e kufizuar për anijet e autorizuara ndërsa nga pistat më pak të përdorura në aeroport mbeten të mbyllura.
Nga tragjedia janë zbuluar edhe detaje të reja. Mësohet se helikopteri ushtarak po fluturonte në një lartësi maksimale për rrugën që po përshkruante saktësisht në 61 metra.
Të dhënat konfirmojnë se kontrollori i trafikut ajror ka lajmëruar helikopterin për praninë e avionit me pasagjerë rreth dy minuta para rrëzimit.
Klan News