Të ftuar:
Teuta Maçi- farmaciste
Gentian Shpellzaj- DJ
Chrysanthi Kalogeri- astrologe
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Patate me parmixhan
Patate me parmixhan
1,5 kg patate
100 ml pana
250 gr rikota ose gjizë pa kripë
1 lgj mustardë
2 thelpinj hudhër
3 lgj parmixhan i grirë
1 lgj trumzë
Kripë dhe piper i zi
Gjalpë për lyerjen e tavës
Parmixhan për spërkatje
Qërojmë patatet dhe i presim në feta shumë të holla. I vendosim në një tas ku do të shtojmë panën, gjizën ose rikotën, mustardën, hudhrën e grirë hollë, kripë dhe piper të zi, trumzë.
Lyejmë një tepsi me gjalpë dhe vendosim në furrë rrethore patatet( vendosje vertikale, jo shtrirë). I spërkatim me parmixhan në sipërfaqe dhe i pjekim në temperaturë 190 gradë për rreth 55 min deri në 1 orë.
Supë pule me brokoli
Supë pule me brokoli
400 gr mish pule
1 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
1 qepë
1 karrotë
1 lgj miell
Kripë dhe piper i zi
500 gr brokoli
1 gotë qumësht
2 lgj djathë që shkrin
Fillimisht në një tenxhere me 1,5 litër ukë, vendosim copat e pulës që të ziejnë për 30 minuta. Më pas kullojmë lëngun e pulës dhe e lëmë mënjanë. Copat e mishit i pastrojmë nga lëkura dhe kockat dhe i copëtojmë në copëza të vogla. Ndërkohë në një tigan me gjalpë e vaj kaurdisim qepën e grirë hollë për 3-4 minuta. Shtojmë karrotën e grirë në rende, e trazojmë për 1 minutë. Shtojmë miellin, e kaurdisim pak për 2 minuta më pas shtojmë lëngun e pulës dhe lëmë të ziejnë qepa e karrotat për 10 minuta. Më pas shtojmë copat e pulës dhe brokolin të përzier në copëza të vogla. Shtojme erezat per shije dhe brokolin e leme te zieje jo me shume se 4-5 minuta. Ne fund shtojme 1 gote qumesht dhe 2 luge gjelle djathe te verdhe. Sapo fillon te te zieje, per 1 minute e ziejme dhe me pas e fikim e gjithcka gati per tu sherbyer.
Mjaltë, qepë dhe hudhra, antibiotiku natyral për laringitin
Chrysanthi Kalogeri: Llogarisim live numrin e jetës, ja si do jetë java
Chrysanthi Kalogeri: Parashikimi për 12 shenjat, kujdes datën 25