Të ftuar:

Gaz Ujkashi

Merushe Xhihani: Këngëtare/ Mësuese

Anduena Llabani: Gazetare

Ledia Fazlli: Konsulente vizash

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Thjerrëza me suxhuk dhe patate

200 gr suxhuk
1 gotë me thjerrëza ( 300 gr )
1 qepë
1 karrotë
2 patate mesatare
2 thelpinj hudhra
1 lugë çaj piper i kuq i ëmbël
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri
1 litër ujë

Fillimisht presim karrotën në feta dhe patatet në kubik mesatar. Qepen dhe hudhrat i grimë shumë imët. Lajmë thjerrëzat me ujë të bollshm dhe i kullojmë ato. Në një tenxhere të thellë me pak vaj ulliri. Kaurdisim qepen dhe hudhrat me pak kripë dhe piper të zi deri sa qepa të zverdhet pak. Shtojmë suxhukun të prerë sipas dëshirës. Shtojmë karrotat i përziejmë së bashku e më pas shtojmë piperin e kuq. E përziejmë për pak sekonda e më pas shtojmë ujë 800 ml – 1 litër e më pas thjerrëzat e kulluara. I përziejmë + kripë + piper të zi. Në moment që thjerrëzat fillojnë të ziejnë vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë në temperaturen mesatare për 30 min. Më pas shtojmë patatet i lëmë të ziejnë së bashku dhe për 15 min të tjera. Nëse shohim që lëngu avullon mund ta shtoni dhe pak ujë të nxehtë për të arritur kosistencë që preferoni.

Njoki me gorgonzola dhe arra

400 gr njoki ( Gnocchi )
200 gr djathë gorgonzola
100 ml qumësht
70 gr arra ( të grira )

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm. Në një tigan vendosim qumështin dhe djathin dhe shkrijmë djathin me qumësht. Shtojmë njokit në tenxhere me pak kripë i përziejmë dhe i lëmë që të dalin në sipërfaqe të ujit për 2-3 minuta. Ndërkohë grimë arrat dhe i shtojmë në tiganin me djathë. Largojmë njokit nga tenxherja dhe i shtojmë ato në tigan. I përziejmë njokit mirë me djathin e shkrirë dhe i sherbejmë pasi të ketë kaluar 1-2 min në salcën me gorgonzola dhe arra.

Çfarë e bën një grua të lumtur?

Sa e vërtetë është shprehja “grua e lumtur, jetë e lumtur”?

Telefonuesja: Bashkëshorti paguhet shumë më mirë se unë, po s’prek nga fitimet e tij