Për afro 30 minuta, Alban Dokushi, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës u pyet nga hetuesit në Prokurorinë e Posaçme.
Ai nuk dha detaje në dalje mbi interesin që kishin prokurorët, teksa i pyetur nga gazetarët mbi takimet me kryebashkiakun Veliaj, tha se e kishte takuar me autorizim të SPAK.
Dokushi mësohet se është thirrur nga SPAK mbi hetimet që po vijon ndaj kryebashkiakut. Ai ka qenë më herët edhe drejtor juridik në Bashkinë e Tiranës.
Tv Klan