Një 47-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction”. 

Sipas asaj që bën të ditur policia 47-vjeçari brenda një dite, vodhi me thyerje në një lokal, 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas, teksa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 47-vjeçar, i cili brenda një dite, vodhi me thyerje në një lokal, 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetasi, për vjedhje në lokalin e tij, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reaction”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F.(Z.) T., 47 vjeç.  Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari”, njofton policia./tvklan.al