Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dy ditë më parë ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar në rrugën “Beslidhja” në Kamëz.

Sipas burimeve policore mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Po ashtu po procedohet në gjendje të lirë i mituri i plagosur cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën pasi dyshohet se ka goditur me grusht autorin 17-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin.

I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës.

Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/tvklan.al