Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35, 17 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 17 Mars 2025

Rama: TikTok mbyllet brenda 2 javëve. Me 11 Maj, llogaria e vetme që vlen, ajo me të ardhmen

Kryeministri Rama thotë se TikTok do të mbyllet plotësisht brenda dy javëve në Shqiperi. Ai kerkon nje fitore të gjerë në zgjedhjet e 11 Majit, duke theksuar se shqiptarët duhet ta bëjnë llogarinë me shkuarën dhe me të ardhmen.

Berisha: Rama, redaktori në përgjimet e Erion Veliajt. Manja, pjesë e kurthit në vendosen e çimkave

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, thote se “Redaktori” të cilit i referohet Erion Veliaj, sipas përgjimeve ambientale të SPAK-ut është kryeministri Rama. Ai akuzon ministrin Manja si pjesë e kurthit për të përgjuar Veliajn.

Përcaktohet renditja në fletën e votimit. Koalicioni i Berishës i pari, PS e Ramës e pesta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi me short renditjen e Koalicioneve dhe Partive Politike në fletën e votimit për 11 Majin. Koalicioni i opozitës, i drejtuar nga Sali Berisha do të jetë i pari, ndërsa Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama, e pesta.

Tragjedia në RMV, tension në protestën e Koçanit. 14 të plagosur, në gjendje të rëndë

Tension dhe zemërim në protestën e zhvilluar në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në klubin e natës. Protestuesit shkatërrojnë lokalin e pronarit të klubit. 14 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë.

Trump do të bisedojë nesër me Vladimir Putin. Diskutime për fundin e luftës në Ukrainë

Presidenti Trump do të bisedojë neser me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë. Shefi i Shtepisë se Bardhë shpreson që të gjeje dakordesi, duke paralajmëruar se mos-arritja e paqes do të ishte një lajm i keq për të gjithë boten.

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë me Anglinë, testohen të rinjtë

Kombëtarja shqiptare e futbollit nisi sot përgatitjet për ndeshjen e të premtes kundër Anglisë, për kualifikueset e kampionatit botëror. Lojtarët thonë se do të zbresin në fushë për të dhënë maksimumin kunder një ekipi të vështirë.

/tvklan.al