Banka Qendrore e Danimarkës nxori​​ monedhat e saj të para me mbretin Frederik X, i cili u ngjit në fron në Janar pas largimit të nënës së tij, Mbretëreshës Margrethe II në fjalimin e saj në prag të vitit të ri.

Monedha është e gdhendur me portretin e mbretit Frederik X në njërën anë dhe mbretëreshës Margrethe në anën tjetër.

Ato do të jenë në qarkullim nga kjo e premte. Danimarka tradicionalisht prezanton monedha për të shënuar ngjarje të veçanta në familjen mbretërore, siç janë ditëlindjet ose martesat.

Herën e fundit që një monedhë u nxor për nder të një monarku të ri ishte në vitin 1972, kur mbretëresha Margrethe pasoi babain e saj.

Klan News