Trajneri i Danimarkës Brian Riemer përjetoi konferencën më të shkurtër të shtypit në karrierën e tij pas barazimit pa gola të ekipit të tij kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

Riemer u paraqit në sallën e konferencave për të folur me mediat pas ndeshjes në Leskovac, por u ngrit pas vetëm 20 sekondash, duke qenë se nga gazetarët nuk pati asnjë pyetje.

“A ka pyetje? Në rregull! Faleminderit” ishe reagimi i shefit të komunikimit të përfaqësueses daneze, me teknikun Riemer që u çua duke buzëqeshur.

Por pavarësisht kësaj, Danimarka u largua nga Serbia me një rezultat ku e mbyll Grupin A4 në vend të dytë, duke siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Nordikët grumbulluan në 6 takime tetë pikë, 8 më pak se sa Spanja e vendit të parë. Serbia e mbylli në vend të tretë e shkon në play-off, kurse Zvicra edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B.

Klan News