51 qirinj u frynë të martën nga aktorja Jennifer Aniston. Por ajo që dalloi nga ditëlindja e saj ishte edhe urimi që iu dedikua nga ish-i dashuri.
Justin Theroux e ka bërë të qartë se ka ende një dashuri të madhe për ish-partneren e tij. Aktori 48-vjeçari ndau një imazh të Aniston në Instagramin e tij, duke shkruar: “Duke kapur vitin 2020 dhe një vit tjetër-Gëzuar Ditëlindjen B”.
Çifti u nda në fund të vitit 2017. Mesa duket, marrëdhënia mes tyre vijon të jetë e mirë dhe kjo nuk e pengon ish-in e aktores të bëjë urim publik për të.
Përpos ditëlindjes të cilën Aniston e festoi mes miqsh, ajo ka rrëfyer se është gati për kapitull të ri të rëndësishëm të mëmësinë.
Klan Plus