Kusht i BE-së
Serbia filloi ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba në kufirin me Maqedoninë e Veriut në afërsi të Preshevës për të bllokuar plotësisht kalimet kufitare ilegale të refugjatëve nga Lindja e Mesme. Ngritja e këtij gardhi është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin e Europian, por një gjë e tillë kushtëzohet edhe me hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.
Edhe pse situata është rënduar nga koronavirusi rreth pesëdhjetë emigrantë përpiqen të kalojnë në fshehtësi këtë zonë kufitare çdo ditë. Këta janë njerëz po tentojnë të kalojnë në Evropën Perëndimore duke paguar trafikantët në të ashtuquajturën “Rrugë ballkanike” që nis nga kufiri sirian me Turqinë drejt Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë.
Sipas policisë së Maqedonisë së Veriut, në Korrik ishin 567 refugjatë qe u ndaluan gjatë kontrolleve rutinore për kalim të paligjshëm të kufirit. Gardhi kufitar në anën serbe do të ndërtohet duke shpronësuar tokën fillimisht jo përgjatë tërë 147 kilometrave por vetëm në ato pjesë ku janë zbuluar kohët e fundit vendkalimet e paligjshme kufitare.
Klan Plus