Në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian në Luksemburg ka nisur seanca dëgjimore për përcaktimin e “vendeve të sigurta të origjinës” në funksion të zbatimit të Protokollit Itali-Shqipëri.
Kjo është një çështje thelbësore për funksionimin e qendrave të ngritura në Shëngjin e Gjadër, sepse atje mund të mbahen vetëm azilkërkuesit që i nënshtrohen procedurës së përshpejtuar të kufirit, e cila është e rezervuar për qytetarët e shteteve të konsideruara “të sigurta”.
Çështja para gjykatësve europianë buron nga ankesa kundër refuzimit të azilit të marrë nga dy shtetas të Bangladeshit të dërguar në objektet e Shëngjinit dhe Gjadrit në mes të muajit Tetor të vitit të kaluar.
Pyetjet e parashtruara nga Gjykata e Romës kanë të bëjnë me katër aspekte të legjitimitetit të legjislacionit italian në dritën e legjislacionit evropian.
Vendimi do të jetë i detyrueshëm për gjyqtarët kombëtarë në të gjitha vendet anëtare.
Klan News