Raportim Live
9:42, 31 Janar 2025

Disa nga viktimat e aksidentit ajror

9:37, 31 Janar 2025

“Helikopteri fluturoi më lart se ç’duhej”

Teksa vijojnë hetimet për mënyrën si ka ndodhur aksidenti ajror, ekspertët kanë dyshime se helikopteri “Black Hawk” ka fluturuar më lart se sa e parashikojnë rregullat. Supozohej që ai të kishte një lloj tjetër drejtimi dhe më pranë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Ronald Reagan”. Më poshtë, mund të shihni një grafikë se si ishin pozicionuar avioni me helikopterin para përplasjes fatale:

download app
9:35, 31 Janar 2025

Aeroplani dhe helikopteri që u përplasën në DC
18:10, 30 Janar 2025

“Asnjë i mbijetuar nga aksidenti ajror në Uashington”, kujt ia hedh fajin Donald Trump?

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbajtur një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë lidhur me tragjedinë, ku një helikopter ushtarak goditi në ajër një avion pasagjerësh gjatë uljes nga aeroporti Regan në Uashington. Në nisje, Trump ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për viktimat dhe familjet e tyre…Lexo më shumë

14:03, 30 Janar 2025

Çifti i famshëm rus, pasagjerë në aeroplanin që u rrëzua

Thuhet se rreth 15 pasagjerë në aeroplan ishin patinatorë të “US Skaters”, që u kthyen prej kampionatit të madh që u mbajt në Kansas. Mes tyre edhe çifti i famshëm i kampionëve rusë 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov

13:57, 30 Janar 2025

“S’ka shpresa…”, 30 trupa të pajetë deri më tani në Uashington

Të paktën 30 trupa të pajetë, raportohet të jenë gjetur deri më tani (06:45 me orën lokale) nga kërkimet në lumin Potomac në Uashington të SHBA-së.  Sekretari Amerikan i Transportit Sean Duffy ka deklaruar për mediat se janë gjendur edhe pjesë të aeroplanit në 3 pjesë të ndryshme të lumit.

13:10, 30 Janar 2025

Uashingtoni pas përplasjes fatale, përmes fotove

12:23, 30 Janar 2025

Fatkeqësia e 43 viteve më parë, në lumin Potomac

13 Janar 1982, “Air Florida Flight 90” u nis nga Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit për në Fort Lauderdale, por “goditi” Street Bridge, duke u përplasur më pas në lumin Potomac. Asokohe, ky i fundit ishte i mbuluar nga akulli. 78 persona që ndodheshin në avion humbën jetën (mbijetuan vetëm 5), bashkë me 4 shoferë automjetesh tek ura. Akulli në krahët dhe motorin e avionit ishte shkaku i ngjarjes!

12:14, 30 Janar 2025

Pse helikopteri “Black Hawk” nuk mbajti distancë nga aeroplani?

Duke vërejtur mënyrën si ka fluturuar aeroplani dhe komunikimet në radio, mësohet se helikopterit “Black Hawk” i është kërkuar të mbante distancë prej tij. Kështu thotë një zyrtar i Autoritetit të Sigurisë së Aviacionit Civil në SHBA.

Por pse ekuipazhi i Black Hawk nuk e respektoi këtë urdhër?! Ky i fundit po kryente një fluturim stërvitor, pak para përplasjes, ndërsa vlen të theksohet se “Washington Tower” ka dy frekuenca të radios për komunikimet me avionë. Një tjetër pyetje që lind është pse “pilotët nuk kanë komunikuar me kullën pak para incidentit, në rast se ka pasur një problem teknik?!”… Për më shumë LEXO KËTU!

10:56, 30 Janar 2025

Ngjarja në sytë e dëshmitarëve

Dëshmitarë të aksidentit të tmerrshëm në SHBA thonë se panë “një dritë të bardhë në qiell”, pranë aeroportit. Ishte pikërisht ky momenti kur aeroplani u përplas me helikopterin ushtarak, duke u fundosur më pas në ‘lumin e akullt’. E gjithë zona që “gumëzhinte” nga zhurmat e avionëve, tashmë është pushtuar nga qetësia, teksa ekipet e shpëtimit vijojnë me punën.

9:07, 30 Janar 2025

Tragjedia në Uashington, 67 viktima nga përplasja e aeroplanit me helikopterin