29 Janari do të mbahet mend si një ndër ditët më tragjike për Shtetet e Bashkuara. Është e konfirmuar zyrtarisht se nuk ka asnjë të mbijetuar nga përplasja e aeroplanit me helikopterin ushtarak në Uashington. 67 viktima, ndërsa deri më tani janë gjetur vetëm 40 trupa të pajetë. Nga të vrarët, rezultojnë edhe persona të famshëm në fushën e patinazhit, të cilët po ktheheshin nga një kampionat i mbajtur në Kansas.

Disa nga viktimat, Jonathan Campos, Ian Epstein, Jinna Han, Samuel Lilley and Spencer Lane, Christine Lane, Grace Maxwell, Vadim Naumov, Asra Hussain Raza dhe Evgenia Shishkova

Teksa vijojnë hetimet për mënyrën si ka ndodhur aksidenti ajror, ekspertët kanë dyshime se helikopteri “Black Hawk” ka fluturuar më lart se sa e parashikojnë rregullat. Supozohej që ai të kishte një lloj tjetër drejtimi dhe më pranë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar “Ronald Reagan”.

Më poshtë, mund të shihni një grafikë se si ishin pozicionuar avioni me helikopterin para përplasjes fatale:

Siç raporton CNN, një ditë para ngjarjes, një avion nuk u ngrit në kohën e përcaktuar nga pista sepse u pikas po një helikopter në të njëjtën zonë.

/tvklan.al