Raportim Live
9:54, 30 Janar 2025

“Tragjedi ajrore…16 vite më vonë”

SHBA, njihet për sistemin më të sigurt të linjave ajrore në botë, kjo falë pajisjesve teknologjike që mundësojnë paralajmërimin e incidenteve të tilla, që sipas ekspertëve kanë shpëtuar mijëra jetë. Megjithatë, në më shumë se dy dekada, dy janë ngjarjet tragjike të këtij lloji në Amerikë, të cilave u shtohet edhe kjo e fundit:

Aksidenti në Shkurt të 2009-ës, kur një avion u përplas në një shtëpi teksa afrohej në New York. 49 persona humbën jetën nga rrëzimi i “Bombardier Q900”.

Në Nëntor 2001, pranë Aeroportit Ndërkombëtar “John F. Kennedy” u rrëzua menjëherë pas ngritjes “Airbus A300”, duke vrarë 265 persona.

Po në 2009-ën, një avion amerikan u ul në mënyrë të “furishme” dy minuta pas fluturimit në Aeroportin LaGuardia të New York, por fatmirësisht 155 pasagjerët shpëtuan pa lëndime.

9:24, 30 Janar 2025

Momenti kur aeroplani përplaset me helikopterin

9:20, 30 Janar 2025

19 trupa të pajetë janë gjetur pas përplasjes

Deri më tani janë gjetur 19 trupa të pajetë, ndërsa raportohet se “avioni është copëtuar”.

9:09, 30 Janar 2025

Një aeroplan me 64 persona në bord është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në lumin Potok në Uashington. Deri më tani është bërë e ditur se 19 persona janë nxjerrë prej lumit Potomak, ku ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara për të kërkuar njerëzit e tjerë.

Temperaturat është raportuar të jenë tejet të ulëta, një faktor që po ndikon edhe në misionin e shpëtimit. Ndërsa autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin dhe duke vijuar kërkimet, Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, “Ronald Reagan” i ka ndalur të gjitha fluturimet.

9:07, 30 Janar 2025

Tragjedi në Uashington, aeroplani me 64 pasagjerë bie në lumë