Një avion pasagjerësh i kompanisë “American Airlines” me 64 persona në bord dhe një helikopter “Black Hawk” i Forcave të Armatosura amerikane u rrëzuan në lumin Potomak pas një përplasjeje në ajër.

Ngjarja ka ndodhur pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan” të mërkurën në mbrëmje. Dyshohet se ka shumë viktima, por bilanci është i paqartë. Nuk ka ende ndonjë të dhënë mbi shkaqet e aksidentit.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti “Regan” janë anuluar, ndërsa helikopterë nga agjencitë e zbatimit të ligjit janë në vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve. Gazeta “Washington Post” raportoi se nga uji janë nxjerrë disa trupa. Sipas gazetës, deri tani nuk ka pasur të mbijetuar.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit por pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington tregonin një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale, dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi.

Administrata Federale e Aviacionit të Shteteve të Bashkuara tha se avioni i PSA Airlines u përplas në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Haëk ndërsa po afrohej në aeroportin kombëtar të Uashingtonit

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se mund të “konfirmonin se në incidentin e natës së sotme ishte përfshirë një helikopter i ushtrisë -UH-60- i bazës Fort Belvoir, Virxhinia.

Klan News