Ky filmim tregon momentin kur një helikopter ushtarak Black Hawk godet në ajër një avion pasagjerësh gjatë uljes nga aeroporti Regan në Uashington.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 sipas orës lokale. Në bordin e avionit të kompanisë American Airlines ndodheshin 64 persona, ndër të cilët pjesëtarë të ekuipazhit, ndërsa 3 ushtarakë fluturonin në helikopter. Dyshohet se nga aksidenti nuk ka asnjë të mbijetuar. Mbetjet e mjeteve fluturues ranë në lumin Potomak. Ekipet e emergjencës kanë arritur deri më tani të nxjerrin trupat e pajetë të 19 personave, por temperaturat e ujit janë pranë ngrirjes çka ul redukton mundësitë për të mbijetuar.
Të paqarta janë arsyet e aksidentit tragjik. Presidenti amerikan Donald Trump hodhi dyshime se ngjarja mund të ishte e qëllimshme, pasi siç tha, helikopteri po lëvizte në një linjë të drejtë pa bërë përpjekje për të shmangur përplasjen. Sipas tij, duket se tragjedia mund të ishte shmangur.
Me këtë avion, ktheheshin nga Kansasi, disa sportistë të njohur amerikanë të patinazhit në akull dhe familjarë të tyre. Në bord ndodheshin edhe dy sportistë rusë të patinazhit.
Hera e fundit që një avion pasagjerësh është përfshirë në një aksident në SHBA ka qenë në 2009-ën.
Tv Klan