Pasditen e kësaj të shtune të ftuarit në studion e “Rudina” në Tv Klan folën sa i takon udhëtimeve. Secili prej tyre ndau me publikun pak nga emocionet e udhëtimit të fundit, apo atyre që u kishin ngelur më shumë në mendje.

Artion Vreto, përveç gazetarisë e modelimit, tashmë merret shumë dhe me aktivitete sportive. Aktivitete të cilat ai me batutë i quan “sebepe” që i kanë dhënë mundësinë të vizitojë shumë vende.

Herë duke i eksploruar nga qielli me parashutë, e herë duke shëtitur në natyrë me motor Artion Vreto tregon emocionet e udhëtimeve të tij.

Megjithëse se është një person që udhëton shumë, ai duket se nuk është plotësisht i kënaqur me veten.“Fevzon nuk e kapim dot”, tha ai duke iu referuar gazetarit dhe moderatorit të emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu.

Ai shprehet se megjithëse se ka vizituar një pjesë të kulturave të vendeve të ndryshme të botës, përsëri nuk ka arritur numrin e udhëtimeve që ka bërë Blendi Fevziu, duke shtuar: Unë jam xheloz për Fevziun që vazhdon udhëton

Rudina Magjistari: Artion ti me udhëtimet si e ke marrëdhënien?

Artion Vreto: Ne rrofshin këto sebepet, po i quaj unë sebepe këto garat e aktivitet sportive, të cilat ka afate dhe data të përcaktuara, të cilat ta bëjnë udhëtimin e detyruar. Ne kemi aktivitete që realizojmë edhe në gara ndërkombëtare që shkojmë. Mundohemi kryesisht t’i bëjmë edhe ato me familjen, sepse përveç garave dhe eventeve ne shohin vende e kultura të ndryshme. Kjo është shumë e bukur, sepse shkojmë në atë pjesën e thjeshtë jo “luxury” edhe kur shkojmë me familjen ka raste që shkojmë edhe nëpër çadra kampingu apo rulotë, shkojmë edhe në hotele me 5 yje në varësi të vendit ku udhëtojmë. Por, fati i madh është që këto aktivitete që janë të lidhura sidomos me udhëtimin e aventurës, na i ka bërë jetën më të bukur, sepse ne largohemi nga ai stresi i rutinës apo punës. Duke e lidhur sportin me udhëtimin bëhet akoma më bukur shija që të lënë vende të caktuara.

Rudina Magjistari: Pra ti edhe nëse do të shkoje në një udhëtimet më të largëta do të ishe në kërkim të natyrë, panoramës dhe aventurës.

Artion Vreto: Patjetër! Dhe është gjëja më e bukur, sepse ndërtesat e kulturat patjetër që janë të rëndësishme, por mendoj që mendoj se me kalimin e viteve i kemi kaluar, çfarë janë kryesoret. Se nuk mund të shohim gjithë botën. Unë jam xheloz për Fevziun që vazhdon udhëton, por nuk e kaloj dot. Fevzon nuk e kapim dot, është vërtet për t’u pasur zili tek kjo pjesë. Por, mundohemi që të paktën atje ku shkojmë të bëjmë aktivitet, kjo mendoj se është ajo që e bën akoma më të bukur udhëtimin për mua./tvklan.al