Një pasdite e qetë e fundjavës së 15 Marsit në Larushk. Gentjan Bejtja i shpenguar në veprime duke mos iu ruajtur asgjëje po ujiste në serën pranë banesës së tij.
Një land Rover që udhëtonte në aksin kombëtar Fushë Krujë – Kamëz futet në rrugën dytësore të banesës private dhe brenda pak sekondash qëllohet me breshëri të pandërprerë nga gryka automatiku të ndryshme. Një xhirim gomash me shpejtësi dhe pluhur që mbetet pas.
Ndërsa zhurmës së kallashit ia zunë vendin britmat e pandërprera të grave të familjes Bejtja. Të cilat ulërisinin mbi trupin e njeriut të tyre të bërë shoshë nga plumbat. Ky ishte fundi i paralajmëruar i Gentjan Bejtjat 42 vjeçarit nga Larushku.
Në një ngjarje që autorët tashmë ishin kujdesur në detaje që fati i tij të mos i ngelte rastësisë. 3 km më tutje autorët braktisin makinë duke lënë armët brenda dhe largohen duke i vënë flakën. Misioni i pamundur tashmë kishte përfunduar me sukses.
Por kush e porositi dhe e ekzekutoi Gentjan Bejtjen? Kush ishte i interesuar ta eleminonte me cdo çmim dhe pa u zgjatur më tej.
Hetimet e policisë u përqëndruan në 2 pista ajo e eleminimit nga ish shokët e gnushtë të Niklës të kthyer në armiq të përbetuar dhe në miqtë e Ervis Martinajt që dyshonin se Gentjan Bejtja i kishte tradhëtuar dhe kishte dijeni për zhdukjen e tij.
Për këtë arsye u ushtruan kontrolle në zonën e Zezës dhe Niklës dhe disa persona u shoqëruarn për tu marr në pyetje mes tyre dhe i sapo liruari me arrest shtëpie Valter Bami.
Kontrolle u ushtruan dhe në zonën e Saukut ku në makinën e kushëririt të Ervis Martinajt , Emiljano nina u gjenden dy armë zjarri një pistoletë dhe një automatic. Nina i cili ndodhej në parabrgimin e IEVP 313 për një ngjarje tjetër ia kishte lënë në përdorim makinën një shok të besuar ish punonjës policie. Kontrollet, shoqërimet dhe përpjekjet në dukje të lavdërueshme të policisë për të identifikuar se kush ishin ekzekutorët e Bejtjat nuk mbërrinin në asgjë konkrete.
Pavarësisht se në këtë ngjarje është i provuar konteksti mafioz i krimit deri në këto moment rezulton e pamundur apo e vështirë për tu gjetur motive konkret dhe porositësit. Referuar informacioneve operative të policisë së shtetit e më konkretisht departamentit të policisë kriminale të vitit 2014, 42 vjeçari Bejtja ka qenë më parë polici i burgut të Fushë – Krujës punë të cilën e kishtë lënë më pas dhe ishte përfshirë në veprimtari kriminale.
Ai sipas të njëjtës shkresë dhe infromacion policor ishte bërë pjese e grupit prej 11 personash të NiKlës ku ishtë një ndër anëtarët e këtij grupi sëbashku me mikun e tij të ngushtë Enver Stafuka dhe vëllezërit Durim dhe Valter Bami. Gjithçka shkonte mrekullisht mirë në grupin e tyre derisa atentati i dështuar ndaj Emiljano Shullazit me 5 janar 2015 ndryshoi gjithçka.
Në harkun kohor të 8 viteve ndaj Gentjan Bejtjas janë kryer 4 atentati ku u fundit ishte vdekjeprurës ndërsa në atentatin e parafundit iu vra kunati Ramazan Sino. Vetëm njëra prej ngjarjeve rezulton të jetë e zbardhur. 19 Shtator 2016 – Një automjet tip ‘Tuareg’ ka shpërthyer në lëvizje mëngjesin e kësaj të hënë në Nikël të Krujës. Në pjesën e përparme të makinës ishte vënë një sasi e vogël eksplozivi. Për pasojë është plagosur në këmbë drejtuesi i automjetit, Gentian Bejtja.
Për ngjarjen dy muaj më vonë u akuzuan 9 persona. Ku sipas policisë së Durrësit ky grup kriminal dhe konkretisht shtetasit Oltion Caca dhe Edison Pula të ndihmuar dhe nga shtetasi Edison Bami, më datë 19.09.2016, kanë tentuar të vrasin me exploziv shtetasin G.B.
Lëndën shpërthyese këta shtetas e kanë vendosur në mjetin tip Tuareg me targa AA 020 BH që drejtohej nga shtetasi G.B. dhe aktivizimin e saj e kanë bërë në lëvizje, nëpërmjet celularit. Në grupin e të arrestuarve në të njëjtin operacion por jo për këtë ngjarje ishte dhe Marklen Haka (21 dhjetor 2016) 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.
4 Korrik të vitit 2023 atij iu bë një atentat, jashtë ambienteve të banesës. Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan L. Sino 29 vjeç, dhe u plagosën dy djemtë e Gentjan Bejtjas, A.Bejtja 13 vjeç dhe djali tjetër 10 vjeç 15 Mars 2024 – 4 persona të armatosur që lëviznin me një automjet “Land Rover”, kanë vrarë në ambjentet e banesës së tij në Larushk Gentjan Bejtja u ekzekutua barabarisht me mbi 30 plumba.
Ku sipas të dhënave ndaj tij është qëlluar nga 3 armë të ndryshme. Makina e autorëve u gjende djegur në fshatin Hasan.