Kuvendi në seancë plenare
Me 108 vota pro, u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Me 108 vota pro, janë miratuar në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“107 vota pro elektronike, 1 votë pro me karton. 108 vota pro, 0 abstenim dhe 0 vota kundër. Hyn në fuqi ligji pas miratimit në Kuvend”, tha kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali. Ndryshimet në Kod Zgjedhor përfshijnë një sërë “lehtësirash” për votën e diasporës, që nga pagesa e postës nga shteti e deri te afati për regjistrimin e partive dhe kandidatëve (12 Mars).
Votimi i Avokatit të Popullit u hoq nga rendi i ditës
Nga rendi i ditës u hoq votimi për Avokatin e Popullit, pasi nuk pati dakordësi mes palëve politike. Opozita kërkoi të “bashkohen votat për Besim Ndregjonin“. Kryedemokrati Sali Berisha vlerësoi kontributin e Ndregjonit në mbrojtjen e të drejtave të të përndjekurve politikë dhe theksoi angazhimin e tij të fortë për drejtësi dhe barazi.
PS-PD, dakord për ndryshimet në kod
Sa i përket ndryshimeve në kod:
Demokratët dhe socialistët kanë rënë dakord të bëjnë ndryshimet e nevojshme që përshpejton dërgimin e fletës së votimit tek shqiptarët që do votojnë nga jashtë vendit, që të gjitha kostot për tarifat postare për këta votues të paguhen nga qeveria dhe që të ketë dhe numërues politik në KQZ për votat e emigrantëve.
Ndërsa kërkesën e opozitës për të lejuar dhe shtetasin që nuk kanë asnjë dokument biometrik shqiptar të votojnë me dokumentat të huaj, u dakortësua që të shqyrtohet nga KQZ edhe pse socialistët kanë këmbëngulur se është kërkesë absurde dhe dëmton integritetin e procesit… Lexo më shumë
“Mbylle se do të të zvarris”, Noka kapet sërish keq me Ballën! Berisha e ndal
Duket se Flamur Nokës nuk i ka dalë inati ende ndaj Taulant Ballës. Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po fliste nga foltorja, fjalë që po transmetohej në Facebook-un e tij, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu dëgjohet teksa i drejtohet ashpër ministrit Balla.
“Pusho, rri aty mbylle. Pusho mo se do të të vij aty. Mos fol më, pusho. Mbylle se të erdha aty. Do të vij të zvarris unë aty, mbylle”, dëgjohet të thotë Noka nga salla.
Siç mund të kuptohet nga videoja, duket se Noka ndalohet nga Berisha për të mos vijuar më tej. Gjithçka u shënua teksa seanca ishte ndërprerë pasi Berisha nuk lëshonte foltoren e Kuvendit… Lexo më shumë
“Ju që hiqeshit si aleatë të Amerikës jeni hajna”, Berisha akuza nga Kuvendi: U kapët me presh në duar
Në fjalën e tij në parlament kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza mbi qeverinë se e ktheu USAID-in në një gjenerator korrupsioni. Ai tha se paratë e taksapaguesve amerikanë u vodhën për të shkatërruar opozitën e vendit. Akuza hodhi edhe ndaj partneres së deputetit Bledi Çuçi.
Përgjigje kreut të demokratëve i ktheu kreu i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi.
Edhe pse mikrofoni nga foltorja nuk u ndez, Berisha nuk u ul në karrigen e tij. Përkundrazi i ktheu përgjigje Peleshit ndërsa për të komunikuar me audiencën hyri live në Facebook.
“Këto çështje nuk mund t’i kaloni siç i kaloni ju. A e kuptoni që jeni kapur me presh në dorë duke vjedhur taksapaguesit amerikanë? A e kuptoni që padrinoja juaj është kapur me presh në duar”, tha Berisha… Lexo më shumë
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje KQZ-së që të merret me uljen drastike të personave që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Bylybashi thotë se janë rreth 34 mijë persona që u është refuzuar kërkesa për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit.
Më tej, Bylykbashi ka përsëritur kërkesën për t’i hapur rrugë votës të emigrantëve shqiptarë që nuk kanë dokumenta identifikimi të shtetit mëmë…Lexo më shumë
“E pamundur vota me dokument të një shteti tjetër”, Balla: Diaspora do i japë PS-së 84 mandate
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla shprehet i bindur se diaspora do i japë Partisë Socialiste 84 mandate deputetësh për të bërë reforma. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Balla ju ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 Majit.
Taulant Balla: Emigrantëve ju them se ndërsa keni edhe 2 javë kohë, ju lutem shfrytëzoni këtë kohë për të rritur numrin e bashkëatdhetarëve tanë. Ta votojnë afatin e regjistrimit me regjistrimin e koalicioneve, kandidatëve, për t’i lënë më shumë kohë postës. Ju e keni kuptuar se është e pamundur që dikush të votojë me një dokument të një shteti tjetër… Lexo më shumë
Vota e diasporës/ Parlamenti nis diskutimet për ndryshimet në Kod
Tritan Shehu për rezolutën kundër genocidit serb në Kosovë: Njollë dhe turp për Parlamentin shqiptar
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek Pavarësia e Kosovës si dhe tek mosmiratimi i rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë në Parlamentin shqiptar.
Shehu u shpreh se kjo është një turp dhe një njollë e Parlamentit shqiptar ku bëri thirrje që të caktohet data e diskutimit të asaj rezolute në Parlamentin shqiptar sa më shpejtë… Lexo më shumë
Miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, çfarë ndodhi në Kuvend
