Këto janë momentet kur në datë 19 Shkurt në mesditë në aeroportin e Rinasit mbërritën dy palestinezët Fadi dhe Rajan Alvvan, e cila u gjet e vrarë në Tiranë. Duke komunikuar me njëri tjetrin, pasi u larguan nga Rinasi mbërritën menjëherë në rrugën Gjon Muzaka, ku kishin bërë edhe rezervimin e apartamentit.

Fillimisht dy palestinezët ishin vendosur në katin e parë, ndërsa më pas pronarët e banesës i kishin akomoduar në katin e tretë.

Pas kryerjes së krimit, Fadi Alvvan që shfaqet në këtë foto  me një taksi është larguar drejt Rinasit. Në këtë kohë ai nuk ka shfaqur sjellje të çuditshme, që sipas policisë mund të ketë planifikuar krimin më parë.

49-vjeçari ka udhëtuar drejt Athinës, ndërsa nga shteti fqinj drejt Amsterdamit në Holandë. Nga aty dyshohet se është larguar drejt Gjermanisë me mjete të transportit publik.

Zbulimi i identitetit të autorit të dyshuar të vrasjes u bë duke verifikuar numrin gjerman, nga i cili ishte bërë rezervimi i apartamentit. Policia shqiptare nëpërmjet oficerit të kontaktit në Berlin, zbuloi se numri figuronte në emër të një tjetër personi, i cili i tha policisë gjermane që ia kishte dhënë në përdorim Fadi Alvvan.

Dy palestinezët prej vitesh jetonin në gjermani dhe dispononin edhe dokumente greke, me të cilat kanë ardhur në Shqipëri. Kjo ishte hera e parë që dy palestinezët vijnë me këto dokumente në vendin tonë.

Policia shqiptare i ka kërkuar ndihmë homologëve greke për të mësuar më shumë të dhëna për çiftin e bashkëshortëve, por edhe Interpol për të lokalizuar 49-vjeçarin.