Detaje të reja për vrasjen e palestinezes në kryeqytet. Burime për Klan News bëjnë me dije se pronarja e apartamentit me qira (ku e reja u gjet e pajetë), është shprehur para hetuesve se fillimisht është kontaktuar nga një numër gjerman.

Më pas, çifti i supozuar kanë mbërritur në Tiranë. Pronarja u ka kërkuar pasaportat, por ata i kanë thënë se do ja jepnin më vonë, me pretendimin se ende nuk kishin marrë valixhet nga Rinasi. Policia përmes oficerit të kontaktit në Berlin ka mësuar se numri gjerman ishte në emër të një shtetasi tjetër. Ky i fundit ka thënë që këtë numër e përdorte Fadi Alwan.

Autori i dyshuar, nga Rinasi pas vrasjes ka fluturuar drejt Athinës. Më pas është nisur po me avion drejt Amsterdamit. Më pas hetuesit kanë dyshime se 49-vjeçari mund të jetë larguar me transport publik drejt Gjermanisë.

Më poshtë, momenti kur çifti kanë mbërritur në vendin tonë:

/tvklan.al