Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të enjtjeje në Malin e Moravës në Korç

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Sipas asaj që raporton gazetarja pavarësisht ndërhyjeve të forcave të zjarrëfikësve dhe ndihmat vullnetare situata është ende e vështirë për shkak se flakët favorizohen nga era e fortë.

Shërbimi i zjarrfikësve po vijojnë punën e tyre ku në terren po punojnë 7 prej tyre, ndërkohë po ndihmojnë edhe banorë të zonës.

/tvklan.al