#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Koncerti dedikuar ikonës, Tefta Tashko Koço: ”Kënga ime ndaj nat here”
Sot në fakt gjatë gjithë programit do të sjellim disa aktivitete të bukur dedikuar artit dhe muzikës së bukur. Do ta nisim programin me “Kënga ime ndaj nat here”, një koncert kushtuar këngëtares së shquar lirike në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare, TEFTA TASHKO KOÇOS, e cila u zhvillua dje mbrëma (10 mars) në Ambientet e Katedrales Ortodokse. Me një narrativë nga gazetarja Balina Bodinaku dhe me një kast artistësh të talentuar, do të kemi shumë për të folur.
Stefi Prifti sjell ”Kristal”, poezia e Ismail Kadaresë në një baladë magjike
Jemi rikthyer ne kete pjese te dyte ku do të flasim për një projekt të ri muzikor. Këngëtari i njohur korçar, Stefi Prifti, sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit, që këtë herë vjen solo, pa vëllain (Endri Priftin), me një baladë, “KRISTAL”. Bëhet fjalë pikërisht për poezinë e mrekullueshme të Ismail Kadares. Me muzikë nga vetë Stefi Prifti. Me një interpretim plot ndjenjë dhe mjeshtëri, Stefi Prifti i jep zë kësaj poezie, duke na
dhuruar një krijim të veçantë muzikor.
Ekspozita ”Dinastia Marubi0 njëqind vite të studios fotorgrafike shqiptare
Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të ndalemi tek një ekspozitë e veçantë fotografike, e cila është çelur që prej datës 27 Shkurt. Bëhet fjalë pikërisht për ekspozitën e fotografisë me titull “Dinastia Marubi-Njëqind vite të studios fotografike shqiptare”. Kjo ekspozitë vjen si një bashkëpunim mes Galerisë së Artit Tiranë dhe Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër, duke sjellë një sërë imazhesh nga arkiva e viteve 1865-1959 dhe ekspozimin e tre gjeneratave të fotografëve të njohur të Dinastisë Marubi. Për të na folur më gjatë për këtë ekspozitë në fakt ne do të kemi një lidhje direkte me drejtoreshën e Galerisë së Artit Tiranë, Edit Pula, e cila do të ndajë me në detaje rreth kësaj ekspozite.