Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, në bashkinë Lezhë. Dëmi për fermerin ka qenë i madh pasi janë djegur rreth 200 krerë bagëti e imët.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës sapo janë njoftuar për ngjarjen. Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Autoritetet po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth. Ata kanë mundur të shpejtojnë dhe të nxjerrin në kohë vetëm lopët që kanë pasur në stallë, por ka qenë vonë për të shpëtuar delet të cilat janë shkrumbuar nga flakët.

Klan News