Ylli i Hollivudit dhe tashmë këngëtari, Will Smith njoftoi se do të nis një turne nëpër Mbretërinë e Bashkuar, Marok dhe Evropë.

Turneu veror “Based on a True Story” do të fillojë në Rabat të Maltës më 25 Qershor dhe do të pasojë në festivale muzikore nëpër Evropë.

Smith pritet të përfundojë turneun e tij në Paris në Zenith më 2 Shtator. Turneu mban emrin e albumit të ardhshëm të Smith, i pari i tij në 20 vjet, i cili do të publikohet më 28 Mars.

Gjatë turneut, Will Smith do të performojë këngë nga albumi i tij i ri si dhe klasiket si “Summertime”, “Miami” dhe “Jiggy Wit It”.

Biletat për turneun do të dalin në shitje të premten e 21 Marsit.

Klan News