Situata është e komplikuar për trajnerin Thiago Motta te Juventusi. “Zonaj e Vjetër” gjendet në vend të pestë në renditjen e Serie A, një pikë larg vendit të katërt që i çon në Ligën e Kampioneve, ndërsa presioni është rritur.

Tifozët duan fitore, ndërsa tekniku nuk favorizohet as nga gjendja e futbollistëve për shkak të dëmtimeve.

E ndërsa kritikat ndaj tij janë të mëdha, një sulm vjen edhe nga Serbia. Trajneri i Serbisë Dragan Stojkoviç e shikon trajtimin që tekniku i ka bërë qendërsulmuesit të Kombëtares serbe si të gabuar.

Me ardhjen e Kolo Muani, për 25-vjeçarin hapësirat kanë qenë të pakta, e ai më shumë ka qëndruar në stol. E prapë, futbollisti nuk e ka humbur vendin e tij në kombëtare.

Sipas teknikut të Serbisë, çdo lojtar ka momente pozitive dhe negative në karrierën e tij. Por në Kombëtare ka vlerësim për lojtarin, i cili shikohet si një ndër elementët më të rëndësishëm.

Stojkoviç tha se në kombëtare, Vlahoviç do të luajë gjithnjë sepse ka mundësinë të tregojë se ajo çfarë po i bëjnë te Juvja nuk duhet të ndodhte.

Në këtë sezon, sulmuesi serb ka luajtur në 22 takime në Serie A, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë edhe 1 asist. Në total, ai është aktivizuar në 1479 minuta.

Klan News