Revista prestigjioze “Condé Nast Traveller Germany” e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit në Europë. Kjo revistë e konsideron vendin tonë si destinacioni i përvojave autentike të natyrës dhe një mikpritjeje të sinqertë, të cilat e bëjnë një prej destinacioneve unike, dhe mbi të gjitha Lumin Vjosa si kartvizitë unikale.
“Condé Nast Traveller Germany” shkruan se Shqipëria ka natyrë jashtëzakonisht të egër dhe ia vlen për t’u vizituar. Artikullin e revistës gjermane e ka ndarë në rrjetet sociale edhe Kryeministri Edi Rama.
Ndërsa një tjetër media britanike “Express” në kryetitullin e saj shkruan:
“Vendi i bukur i quajtur ‘Maldivet e Evropës’ ku po vërshojnë turistët britanikë.”
Një vend i vogël ballkanik po bëhet shpejt një destinacion popullor për udhëtarët britanikë, teksa opsionet kryesore si Spanja bëhen më pak mikpritëse për turistët.
Shqipëria, në Evropën Juglindore po fiton popullaritet në mesin e turistëve britanikë që planifikojnë pushimet e tyre verore, pasi të dhënat e kërkimit në internet kanë treguar një rritje të madhe të interesit, shkruan britanikja “Express”.
Për vite me rradhë, një numër i madh vizitorësh nga Britania e Madhe kanë vizituar Spanjën dhe Portugalinë për një ose dy javë në të njëjtën kohë, por tani po kërkojnë një destinacion tjetër pasi opsionet tradicionale po bëhen më pak mikpritëse për turistët.
Shqiperia krenohet me peizazhet e mrekullueshme bregdetare në detet Adriatik dhe Jon brenda Detit Mesdhe. E konsideruar si ‘Maldivet e Evropës’ vitet e fundit, nuk është e habitshme që britanikët tani po e zgjedhin Shqipërinë për arratisjet e tyre verore.
Pika të tjera të njohura në vend përfshijnë destinacionet si Berati, Saranda dhe Ishujt e Ksamilit. Ekziston edhe kryeqyteti emocionues shqiptar, Tirana, që njihet për atraksionet e saj kulturore si Xhamia e Et’hem Beut apo Muzeu Historik Kombëtar dhe Sheshi Skënderbej.
Klan News