Rreth orës 18:20, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati në rrugën “Gjik Kuqali” në Tiranë. Siç njoftojnë zyrtarisht, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. “Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin”, bëjnë me dije blutë.

/tvklan.al