Pas tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u plagosën, e hëna e 17 marsit është shpallur ditë zie në Mal të Zi.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ngjarjen tragjike në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Malit të Zi është e gatshme të qëndrojë pranë popullit mik të Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat e nevojshme në këtë kohë të vështirë dhe me këtë e njofton publikun se e hëna e 17 Marsit do të jetë ditë zie në Mal të Zi. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Maqedoninë e Veriut”, shkroi kryeministri malazez Milojko Spajić në “X”.
Për ngjarjen e rëndë në RMV janë shpallur 7 ditë zie kombëtare.
/tvklan.al