Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” një automjet ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për kapjen e vënien në praga të autorit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burime për Klan News bëjnë me dije se autori i cili tanimë është identifikuar, i ka hequr targat makinës dhe e ka braktisur pranë stacionit të trenit në këtë qytet.
/tvklan.al