7 kandidatët në primaret e PD-së Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkeleida Fejzo, Fatmir Merkoçi, Julian Deda janë të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku kanë dhënë arsyet e kandidimit të tyre për Bashkinë e Tiranës.
Julian Deda: Kandidoj sepse mendoj se Tiranës apo politikës shqiptare i duhet një person atipik, në raport me politikën apo të bërit politikë sot në vendin tonë. Tirana apo Shqipëria është në këtë gjendje se politikanët kanë punuar keq, i mungon shpirti i një personi që mbase ndjen më shumë për njerëzit. Nuk jam fort i ri në PD, jam dhe unë një pjesëtar i saj dhe një person i cili ka punuar në strukturat e PD jo vetëm për zgjedhje. Përveç faktit që kemi një model të skarcuar që sot drejton Tiranën.
Belind Këlliçi: Tiranë është dëmtuar rëndë në këto vite. Bazohem në të gjithë perceptimet publike. I janë bërë dëme të mëdha kryeqytetit në këto 8 vite. Na është vjedhur e ardhmja, janë marrë vendime që prekin buxhetin e Tiranës. Janë krime që janë kryer në këto 8 vite Tiranë. Këto dëme që i janë bërë Tiranës, nuk mund të qëndroj më si një qytetar i këtij qyteti dëshmitar okular i shkatërrimit të qytetit ku unë jetoj.
Enkeleida Fejzo: Kam vendosur të kandidoj për kandidat të Bashkisë së Tiranës sepse jam ofruar të çrrënjos modelin e kryetarit, duke ofruar kontribut të të vepruarit ndryshe. Pavarësisht nga statusi që ne kemi dhe mendoj se nga guximi im, të gjithë së bashku të sjellim një ndryshim pozitiv. Mendoj se ka ardhur momenti që të mendojmë vetëm për qytetarin.
Gerti Bogdani: Dua që në Tiranën ku jam rritur të kandidoj se ma kanë kërkuar qytetarë të panumërt. Mendoj se ky qytet mund të bëhet. Tirana ka ende mundësi që të bëhet, por nuk ka më kohë për të humbur. Tirana nuk duhet të jetë qyteti ku pastrojnë paratë e krimit duke e kthyer këtë qytet në lavatriçen e parave të pista. Kandidoj se besoj se e fitoj Tiranën.
Adriana Kalaja: Është nevojë ulëritëse që Bashkia e Tiranës të kthehet në shinat e zbatimit të ligjit. Bashkia e Tiranës të zbatojë dispozitat ligjore. Kemi raste pafund që janë kryer vepra të ndryshme penale, janë kallëzuar dhe në SPAK. Drejtësia sot është e kapur, kjo është arsyeja pse unë kandidova. Bashkia e Tiranës duhet të kthehet në shinat e ligjit dhe për të zbatuar kauzën e jetës sime: Rikthimi i teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte.
Ilir Alimehmeti: Përditë ne jetojmë në këtë Tiranë, e shohim si harrohet trashëgimia e saj kulturore. Ose marr rrugën jetoj jashtë me bashkëshorten time, ose marr kalamajtë shkoj jashtë, ose vendos të bëj këtë që po bëj dhe të përpiqem të ndryshoj një qytet që është i pajetueshëm dhe të administroj një qytet ashtu siç kam administruar shëndetësinë.
Fatmir Merkoçi: Në 32 vjet nuk kam asnjëlloj funksioni politik dhe shtetëror. Më vlerësuan vlerat dhe kontributet e mia dega Numër 9 dhe pse s’jam banor i saj dhe e vlerësova këtë vlerësim që më bënë dhe u futa për t’u kandiduar, për t’i dhënë një fytyrë të re politikës shqiptare, PD-së dhe për të qenë detyrim karshi qytetit ku unë kam dhënë gjithçka, kam dhënë edhe jetën, pavarësisht se jam sot gjallë. E ndjeva si një detyrim të padiskutueshëm dhe me besim absolut që unë luftën e kam me Ramën dhe kjo është beteja e parë që unë do të fitoj karshi Ramës./tvklan.al