Mjedisi është faktor thelbësor në lindjen e jetës inteligjente. Bazuar në këtë teori, ekzistenca e civilizimeve jashtëtokësore teorikisht është shumë e mundur dhe janë të shumta.
Një studim i publikuar në revistën “Science Advances” propozon ide të reja mbi evolucionin e jetës inteligjente në hapësirë, pas shumë hipotezave të derisotme dhe asnjë siguri mbi një ndër misteret më të mëdha, e që njerëzimi prej shumë kohësh kërkon përgjigje.
Sipas shkencëtarëve, e vetmja mënyre për t’iu përgjigjur pyetjes është duke u nisur nga planeti ynë dhe jeta në të.
Bazuar në këtë fakt, rezulton që lindja e jetës komplekse është bërë e mundur nga kushte specifike që kanë favorizuar lindjen e saj. Edhe qeniet njerëzore nuk u krijuan herët apo vonë, por në momentin që ishin pjekur kushtet e duhura dhe kalimet evolutive kryesore ndodhën në momentin që mjedisi i lejoi dhe e bëri të mundur.
Pra jeta inteligjente është rezultat natyror i këtyre kushteve. Kjo hipotezë aplikohet natyrisht jo vetëm mbi Tokën, mbi të cilën kemi sigurinë, por edhe mbi gjithë planetët që ekzistojnë, duke rritur mundësitë që të jetë e zhvilluar kudo në universin e pafundmë.
Klan News