Krijohet bioplastika, që përmban copëza të një bakteri të padëmshëm, e që në kontakt me terrenin, riaktivizohet duke degraduar deri në 90% të materialit brenda 5 muajve. Rezultati është publikuar në revistën shkencore “Nature Communication”, nga puna kërkimore e një bashkëpunimi mes Universitetit të Californisë në San Diego dhe atij amerikan të Georgia.
Konsiderohet revolucionare kjo teknikë e shtimit të bakterit, pasi do ndikonte në industri, dhe mbi të gjitha në mjedis, pasi plastika është një ndër elementët më problematike të pasojave negative në jetën në Tokë.
Autorët e studimit kanë përdorur për eksperimentet poliuretanin termoplastik, që përdoret zakonisht për veshje sintetike. E kanë pasuruar me bakterin Bacillus Subtilis, i njohur edhe më herët për aftësinë për të thyer polimeret plastike. Më pas materialin e kanë vendosur në tokë, me një lagështirë nga 44-55% me temperaturë 37 gradë. Brenda 5, muajve 90 % e plastikës ishte biodegraduar.
Po punohet aktualisht për vlerësimin e kësaj teknike për ta sjellë në prodhim në shkalle industriale botërore në të ardhmen.
Klan News