Emisioni “Stop” në Tv Klan drejtohet në Selitë të Tiranës për të takuar Sadete Koci, e cila tregon se në verë ndodhi një konflikt mes burrit dhe kunatit të saj për një gardh që prishi fëmija dhe bashkëshorti i saj, Skënder Koçi. Për këtë konflikt, i shoqi përfundoi në arrest me burg pasi kishte patur dhe raste të tjera denoncimesh, ndërsa kunati Kujtim Koçi u la në arrest shtëpie. Sadetja tregon se kunata e saj ia ka shtyrë djalin në ferra.
Kujtim e Sanije Koçi thanë se Skënderi pi dhe është konfliktual. Por ata mohojnë dhunën ndaj kunatit, kunatës dhe të birit.
“Stop” kontaktoi edhe me kryeplakun e shqyrtuam hartografinë. Rezulton se vëllezërit e familjet e tyre konfliktohen fizikisht për një pronë që askush nuk e zotëron me dokumenta./tvklan.al