Për analistin Preç Zogaj, Kryeministri Rama ka kohë që kërkon momentin për ta goditur SPAK-un teksa shton se sot është detyruar që të dalë hapur në qëndrimet që ka pasur deri më tani.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Zogaj thotë se Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Berisha duan bashkohen tani për të ndaluar hetimet e SPAK.

Preç Zogaj: E ka nxjerrë Ramën nga vetja. Rama ka kohë që kërkon momentin për ta goditur SPAK-un. Ai ka dalë më këtë tezën e “Republikës së Prokurorëve” dhe pastaj ka marrë disa lëvizje, ka shantazhuar për të frenuar SPAK-un. Është penguar dhe nga SHBA dhe nga BE-ja. Sot është detyruar që të dalë hapur në qëndrimet që ka pasur deri më sot. Ai ka miksuar atë qëndrimin e vet dhe përpjekjen për të pasur një qëndrim elektoral. Kjo është pozitive për SPAK-un, negative që qeverinë sepse ka demonstruar atë që është në të vërtetë. Ai i thotë hetimit “roman”.

Blendi Fevziu: Po ty si t’u duk hetimi ndaj Veliajt?

Preç Zogaj: Duket qartë se është një hetim kompleks, i vështirë, nuk është roman, ka prezantuar disa fakte të bujshme. Unë kam tezën që këtu SPAK-u ka bërë një revolucion sepse ka normalizuar hetimin në sfera të larta. Kriza e drejtësisë në Shqipëri ka qenë kriza e hetimit, kur s’ka hetim nuk ka drejtësi. Këta janë bërë bashkë, Edi Rama dhe Sali Berisha duan të bashkohen tani për të ndaluar hetimin. Nga një pikëpamje është një ditë e zezë, por nuk do ja arrijë. Rama u përpoq që ta banalizonte. Provat janë faturat. I gjithë hetimi që ka ndodhur në Tiranë, e dëmton PS-në. Politikisht e dëmton sepse ai është figurë me peshë.

/tvklan.al