Nikolin Kurti gjatë një interviste për emisionin “Opinion” në Tv Klan, tha se eshtrat e priftit Dom Shtjefën Kurti, xhaxhait të babait të tij, i cili ishte një klerik i dënuar në Shqipëri, nuk u gjetën kurrë nga familjarët sepse ishin përdorur për eksperimente nga studentët e mjekësisë.
Nikolin Kurti ka ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa intervista e tij e fundit për emisionin “Opinion” në Tv Klan i është dedikuar xhaxhait të babait të tij.
Nikolin Kurti: Mjeku ishte përgjegjësi i morgut spital civil, e mori me vete dhe e përdori për kadavër.
Blendi Fevziu: Në fakt historia është akoma më e trishtë sepse këtu doja të ndalesha pak, nuk do t’ia lë zotit Kurti ta thotë sepse padyshim për një familjarë është shumë e rëndë. Eshtrat e At Dom Shtjefën Kurtit nuk u gjetën kurrë, u kërkuan për një kohë shumë të gjatë nga familjarët e tij të cilin nuk e dinin që kufoma e At Shftjefën Kurtit ishte marrë dhe përdorur si kadavër për eksperiment mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë. Trupi i tij, pra, ishte përdorur si një kavie nga studentët e mjekësisë.
Blendi Fevziu: Po këtë rast kur e morët vesh?
Nikolin Kurti: Nga Anisa Markajan, se ka mbaruar për mjekësi dhe ajo ka shkruajtur për këtë gjë.
/tvklan.al