Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin Lezhë – Shëngjin. Sipas informacioneve të policisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës dhe 40-vjeçarja Zh. Hysa, bashkëshortja e viktimës tjetër.

Ajo mbeti e plagosur nga aksidenti i një ditë më parë, por fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë që nga aksidenti tragjik i ditës së djeshme mbeti i vdekur shoferi i automjetit 30-vjeçari P. Zefi. Gjithashtu u plagos dhe shoferi i kamionit Gj.D, 25 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. I riu është arrestuar pas ngjarjes.

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin në afërsi të lagjes Xhenio, ku një makinë u përplas me një kamion. Sipas autoriteteve shkak i aksidentit u bë shpejtësia dhe lagështia në rrugë./tvklan.al