Rubrikën e tij “Sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama e mbylli me ironi ndaj opozitës e veçanërisht kryedemokratit Sali Berisha. Duke e cilësuar “buf”, e paralajmëroi këtë të fundit se “do ta shohë”. Referuar deklaratave të mëhershme, me shumë gjasë kreu i qeverisë e ka për 11 Majin, ditën kur partitë politike në vend “do të masin forcat”, që i përcakton vetëm vota e qytetarëve.


“Këneta tani të hidhet, u tërbua, u drogua! Hidhu kënetë, kërceni bretkosa, zhaba, zhapiqe, o buf dil tani e shaj! Jepi, dil, shaj, shpif! Shaj, shpif se tani ke dhe atë…të Trumpit. O Zot! Do ta shohim!”, iu drejtua Rama kryetarit të PD-së, shoqëruar me një buzëqeshje.

Kjo deklaratë me siguri do pasohet me një reagim nga ana e Sali Berishës.

E.D/tvklan.al