Vijojnë përplasjet në Kuvend. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi iu drejtua ministrit Taulant Balla duke i thënë “se nuk do e arrijë ditën e zgjedhjeve”.
“Të garantoj që ti nuk e arrin 11 Majin! Në ka një budalla mbi këtë tokë, ai je ti. Dhe mos guxo t’u thuash më demokratëve budallenj dhe ti që je atje, ndërhyn ti…U tha demokratëve budallenj një budalla i certifikuar! Të vish si anëtar këshilli bashkiak dhe të bësh avokatinë e një njeriu të korruptuar, që sot është në burg me prova. Në asnjë dosje tjetër s’ka pasur prova sa çfarë ka në rastin e kryetarit kriminel të bashkisë Tiranë.”
Nga foltorja, Bardhi kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkarkojë menjëherë nga posti i kryetarit të bashkisë Tiranë Veliajn, duke e cilësuar këtë të fundit “kriminel”. Theksoi se “Rama do ketë të njëjtin fat”.
/tvklan.al